Lidhja e dashurisë me atë tashmë veqëse ka përfunduar, por ju dëshironi që ta ri-ktheni atë. Ja disa këshilla që mundë të ju ndihmojnë në ri-kthimin e tij.
Është shumë e rëndësishme që gjeni arsyen për të cilen jeni ndarë në rend të pare. A e dëshironi atë që të ju kthehet njëmend apo është vetëm se ju nuk mund ta keni atë? Ose me të vertetë ju pëlqen ai? A të ka tradhtuar ai ty apo ti atë? Nëse njëra nga këto të ka ndodhur atëhere ju duhet të mendoni gjatë për ta fituar atë përseri. Lexo hapat më poshtë të cilët do të ju ndihmojnë për ti gjëtur mënyrat për ta rikthyer atë.
Bëhu personi në të cilin ai kishte rënë në dashuri më herët. Ai ishte i tërhequr nga ti pasi që ai ndjehej mirë kur ishte me ty dhe ti ishe ajo me të cilën ai ndjehej i kompletuar. Por si keni ndryshuar ? Rregulloj gabimet, nëse keni ndonjë. Bëhu pozitive kur jeni rreth tij, qesh dhe buzëqesh. Gjithmonë qëndro poztive në menyrë që të ndjeheni mirë për vetën tuaj.
Mos u bëj sikurse ju keni ngelur në të kaluaren. Lejo atë që të kuptoj që ju jeni duke vazhduar jetën si p.sh: shkoni ne library, dilni të shetitni, vesh rroba të reja etj. Kjo me siguri do të e bëjë të mendoj se ju jeni duke vazhduar me jetën tuaj.
Përgatitu për fjalët tua të para. Gjëja e parë që do ti thuani ish të dashurit tuaj është shumë e rëndësishme. Nëse do i drejtoheni atij më fjale jo të mira, mundësia për ta ri-kthyer atë është shumë e vogel. Mos iu përgjigj ish të dashurit tuaj duke qarë ose duke e lutur atë që të ju ri-kthehet ju. Kjo nuk do të funksionoj, ju vetëm do ta bëni atë nervoz dhe do ta bëni që ai të largohet edhe më shumë nga ju. Ju duhet ta kuptoni që edhe nëse ai
Përdor të kaluaren si një avantazh kryesor për ty. Nëse ai ndonjëher ju ka komplimentuar për një palë rroba të cilat i keni veshur kur ishit në lidhje, atëhere veshi prap. Ose ndaj disa moment të bukura me të cilat jeni ndjerë që të dyt të lumtur gjatë asaj kohe. Provo që ta kuptosh që ish i dashuri juaj ka ende ndjenja për ty.ështe arsyeje pse ju jeni ndarë, egzistojnë ende mundësi që ta ri-ktheni atë prap.
Lejo ish të dashurin tënd që ta kuptoj se ju ende mendoni për të. Si p.sh nëse keni qenë së bashku ne ndonjë restorant, dhë pas ndarjes së juaj ju e keni vizituar po të njejtin restaurant atëhere tregoj atij që ishit atje dhe iu kujtua ai.
Image may be NSFW. Clik here to view.Studimet kan treguar se periudha më e rëndësishme e jetës së fëmijës është pesë vitet e para. Fëmijët kanë mundësi të mësojnë qysh në moshë shum të re, andaj është ideale që atyre tu ekspozohet mbeshtetja dhe frymëzimi duke u krijuar atyre një rreth edukativ në vitet e para. Duke u siguruar atyre një vend mjaftë të sigurt dhe frymëzues, ju do të jeni në rrugë të mirë për edukimin e tyre.
Përderis të rriturit mendojn se duke lozur me ta si një mënyrë zbavitje për fëmijet, por mëson fëmijën tuaj që të merren me vetëveten e tyre dhe botën rreth tyre. Besoni ose jo, duke lozur me ta lojëra të ndryshme, do te jetë shumë mirë për fëmijen tuaj. Sa më herët fëmija zhvillon këto aftësi, do te jetë shumë më i afët ne të ardhmen.
Vetëbesimi, kordinacioni, zgjidhja e problemeve dhe aftësit në jetën sociale janë disa shembuj të cilët fëmijët mund ti fitojnë gjatë lojes. Duke i ofruar fëmijës suaj lojra të ndryshme në forma të ndryshme, do ta inkurajojë që të bashkëveproj dhe do të ndihmojë në zhvillimin e kordinimit fizik. Ndodhen shumë lodra në treg të dizajnuara në mënyrë të veqantë për të stimuluar të menduarit krijues .
Duke luajtur fshehur dhe kërkojë mund të ndihmojë fëmijën tuaj që të zhvillojë aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Duke fshehur një lodër dhe duke inkurajuar fëmijën për ta gjetur atë, ju do të i tregoni fëmijës suaj se sa të rëndësishme janë disa gjëra në jetë.
Përderisa fëmija juaj shkon duke u rritur, konsidero që tu japesh disa detyra rreth shtëpis dhe disa punë të vogla. Në këtë mënyrë fëmija mund të filloj të mësoj kuptimin e përgjegjësisë.
Image may be NSFW. Clik here to view.Gjëja e fundit që do ta bënin njerëzit qe vuajn nga depresioni janë ushtrimet. Atë vrimën e zezë të cilën e krijo depresioni mund t’ua bëjë që edhe të ngriheni nga shtrati si një detyrë shumë të vështirë. Nëse jeni duke vuajtur nga depresioni është e rekmoandueshme që të bëni një vizitë tek doktori ose tek ndonjë terapist së pari, por mos jeni të habitur nëse ata do të ju përshkruajn disa ushtrimë të ndryshme për ti ndjekur në mënyrë që ta mposhteni depresionin.
Edhe pse do të ju duket mjaftë e vështirë që të ngriheni dhe të filloni ushtrimet kur jeni në depression, egzistojnë shumë përfitime nga kjo.
Ushtrimet ju ndihmojnë që të keni më shumë vetëbesim, pasi që ju do të krijoni një formë të re dhe do ndjeheni më mirë pas ushtrimeve. Gjithashtu ushtrimet do të ju ndihmojne që të keni vetëbesim edhe më të madhë në dukjen tuaj, por edhe në shëndetin tuaj në përgjithësi.
Të pasurit një orarë të caktuar për ushtrimet tuaj do ju ndihmojë shumë, andaj është e rekomandueshme që ta krijoni një rutinë të ushtrimeve, nuk është me rëndësi se çfarë, mirpo të pakten do ju ofroj një mundësi që të shikoni para dhe kjo mund të ju ndihmojë që ti harroni problemet të cilat janë shkaktaret kryesor të dëpresionit.
Ushtrimet do ju ndihmojnë që ta lironi stresin njëkohësisht, por gjithashtu do të ju ndihmojnë që të jeni më komunikues me njërzit. Ushtrimet janë shumë të rëndësishme dhe do të ju ndihmojnë medoemos. Nëse ushtroni atëhere ju do keni mundësini që të parballeni deh ta mundeni depresionin dhe stressin .
Jeta nuk është gjithmonë e ëmbël. Nganjëherë, mund të ndjeheni sikurse e tër bota është duke rënkuar mbi ju, por kur shikojm rreth nesh njerëz që vazhdojnë të jetojnë një jetë të mrekullueshme dhe të lumtur, atëhere gjithmonë parashtrohet një pyetje se si ia arrijn këta persona pavarësisht stresit dhe problemeve në jetën e perditshme, se si është e mundur që këta përsona mund të qeshin kaq lirshem ppavarësisht problemeve që jeta mund të sjell. Andaj duke i marr parasysh këta faktor zgjidhja e duhur është që këta persona punojnë shumë per vetën e tyre, andaj është radha juaj të jeni një ndër këta persona.
Mirpo çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të jemi të lumtur ? Ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë që të jeni të lumtur dhe të jeni pjese e njerzve që e jetojn jetën të lumtur.
Të duash do të thotë të pranosh. Të duash vetëveten tuaj do të thotë që ta pranosh që ju nuk jeni perfekt, por prapa jo perfeksionizmit duhet të qendroj një guxim i furishem që do të ju mundësoj të zbuloni rrugë të ndryshme se si ta përmisoni jetën tuaj dhe të këndelleni pas gabimeve tuaja.
Të jesh i/e lumtur do të thotë edhe kënaqesi. Kur jeni të lumtur me punën qe keni, mënyren se si dukeni, me familjen tuaj, me shoqerin tuaj, vendi në të cilin jetoni , veturen që ju e posedoni dhe të gjitha ato gjëra të cilat ju i posedoni ju mund ta kuptoni përgjigjijen e pyetjes Si të jeni i/e lumtur?
Kur zbulojmë një fillim të ri, ai fillim mund të na dergoj gradualisht diku tjetër ose për të bërë diqka tjetër. Mirpo nëse vazhdoni ti përgjigjeni jetës se ajo nuk ka bërë asgjë të mirë për ju atëhere ju kurrë nuk do të mund ta gjeni lumturin. Është e vertëtë që jeta është të gjeturit gabimet dhe të mirat, të provuarit dhe të rënit, të fituarit dhe të humburit.
Çdo herë kur bëni përpjekeje në mënyrë që ta rregulloni jetën tuaj, qoftë ajo të pastroni dhomen tuaj, të përkujdeseni për dikë të sëmurë, duke rënë nga ndonjë provim dhe provoni përseri, jeta do të ju japë notë të merituar duke i llogaritur të gjitha këto. Çdo herë që beni një hap para ju do të fitoni pikë më shumë.
Të jesh I lumtur nuk do të thotë të ngasësh veturen më të shtrenjët, ose të shpalleni punëtori më i mirë i muajit etj. Por si mund të jemi të lumtur? Të gjithë kan definicionin e tyre se si mund të jeni të lumtur, p.sh: një shkrimtar mund të jetë publikimi i një libri. Është shumë e thjeshtë lumturia nuk është të kesh të gjitha gjërat e bukura në jetë, lumturia është ajo kur ju bëni diqka dhe bëni të pamunduren që të arrini suksesin tuaj
Image may be NSFW. Clik here to view.Ushqimi i shpejt apo fast food është bërë pjesë e jetës në vitet e fundit, duke e bërë edhe më të vështirë të mësuarit e fëmisë e të ngrënit ushqim të shëndetshem. Ushqimet të cilat janë të lira dhe përgatiten shumë shpejt, faktikisht këto ushqime janë mtë pa-shëndeteshmet. Nëse do ju ofronit fëmijes tuaj që të zgjedhte mës ushqimit të shëndetshem dhe atij jo të shëndetshem, me siguri nuk do të ju pëlqente rezultati.
Por mbi të gjitha nuk është e pa mundur që ta bëni fëmijën tuaj që të mos e pëlqej ushqimin e shëndetëshem, egzistojnë shumë mënyra që ta bëni fëmijen ta pelqej atë ose të pakten të pëlqej disa nga ushqimet e shëndetëshme. Ju mund të jeni kreativ aq sa ju dëshironi, mirpo ta bëni fëmijen tuaj ta dëshiroj ushqimin e shëndetshem është paksa e vështirë.
Tregoj fëmijës për ushqimin e shëndetëshem. Është shumë e rëndësishme nëse fëmija juaj ta kuptoj rëndësin e frutave dhe perimeve, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Nëse keni problem që ta bëni fëmijen tuaj që të konsumoj ushqim të shëndetëshem, atëhere egzistojnë disa mënyra që ta bënë ata të konsumoj ushqimin e shëndetshem, si p.sh duke u bërë atyre pica me spinaq.
Përdor emra qesharak dhe argëtues për pemët dhe perimet. P.sh brokolin mund ta quani në emer të ndonjë peme interesante në mënyrë që ta bëni fëmijen tuaj të ushqehet me ta. Egzistojnë shumë emra interesant dhe qesharak që mund tu vihen frutave dhe perimeve, ju edhe vet mund të u krijoni emra qesharak për ti thirrur ato. Shumica e fëmijeve preferojn që të ushqehen me ushqime që tingëllojn qesharak dhe argëtues për ta.
Bëjë ushqimet të shijshme. Egzistojnë shume kombinime që bëjën perimet të jenë më të shijshme pas përgatitjes. Ju mund ta lejoni fëmijen tuaj që vetë te zgjedh perimet të cilat ai dëshironë ti konsumoj, edhe në qoftëse juve nuk do ju pëlqej zgjedhja e tijë në këtë mënyrë gradualisht do ta bëni që fmija juaj të ushqehet shëndetëshem.
Egzistojnë edhe shumë mënyra tjera që ta bëni fëmijen tuaj të ushqehet shëndetëshem, por që ta bëni fëmijen tuaj ta shijoj ushqimin e shëndetëshme është e rekomandueshme që të ushqyerit të jetë argëtues. Duke e ushqyer fëmijen në këtë mënyrë do të ndihmoj në zhvillimin e fëmijës suaj.
Kujdesi i lëkures kunder plakjes është një koncept mjaftë i përhapur në ditët e sotme. Sot që të gjithë dëshirojnë ta fshehin moshen e tyre duke u përkujdesur për procedurat e lëkures kundër plakjes. Gjithësesi, arritshmerija e gjithë kësaj nuk dërgon tek suksesi i mënjehrshem. Andaj ja disa këshilla të rëndësishme të cilat do të ju ndihmojnë që të keni një lëkurë të shëndetshme dhe jo të plakur.
Është shumë e rëndësishme që të ushqeheni mirë. Një dietë e balancuar mirë është çelësi kryesor i cili ndihmon në metabolizmin e trupit tuaj.
Usheqehuni me shumë frute dhe perime, të cilat janë burimet kryesore të vijave dhe kanë një efekt shumë të mirë në rifreskimin e trupit tuaj dhe lëkures suaj. Shamng vajin dhe ushqimin e rënd, këto jo vetëm shkaktojn mungesë esenciale në të ushqyer mirpo këto shkaktojn trashje dhe sëmundje të tjera të cilat ndihmojnë procesin e plakjes.
Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është mundja e stresit. Kjo ndonëse është gjëja më e rëndësishme gjat kujdesit të lëkures kundër plakjes. Stresi e shqetëson metabolzimin e trupit dhe përshpejton procesin e plakjes. Flej, ushtro dhe bëjë një dush relaksues, dhe praktiko të gjitha mënyrat tjera që ta mundeni stresin.
Pi shumë uj, uji është shumë i rëndësishem i cili ndihmon të largoni të gjitha toksinat nga trupi juaj, pij deri ne 8 gota ujë në ditë ujë, është e rekomandueshme nga të gjithë doktoret. Bëjë ushtrime është shumë e rëndësishme në menyrë që të keni një lëkurë shum të mirë. Duke bërë ushtrime të rregulleta mund të I largoni toksinat nga trupi juaj, kështu që ndihmonë në pastrimin e lëkures duke u djersitur. Pas ushtrimeve është e rekomandueshme që të bëni një dush me ujë të nxehtë në mënyrë që të i largoni të gjithë toksinat nga lëkura dhe trupia juaj.
Mënjanjo produktet e rënda për lëkuren të cilat përbëhen nga kemikalet. Është shumë më mirë nëse përdoreni produkte natyrale për lëkuren tuaj, por edhe ato gjithmonë në masë të caktuar. Produktet të cilat përmbajnë vitamin C janë produkte shumë të popullarizuara mirpo këto produkte nëse përdorën në masë të madhe dhe shpesh mund të jenë shumë të dëmshme për lëkuren.
Image may be NSFW. Clik here to view.Gjatë tër jetës, që të gjithë ne dëshironim të bëhemi ata që ne donim, por disa prej nesh e injorojnë këtë dëshirë. Shumë herë, ne mund të qendrojmë në një vend që na duket se jemi comfort pa e kuptuar që jemi duke humbur shumë raste të mira për të bërë diqka që na ndihmonë që të kënaqemi me jetën tonë.
Kur të jeni të vendosur se do të dëshironit ta përmisoni jetën tuaj, ju duhet të i ktheni ato dëshira në nevoja. Dua të jem i sukeseshem. Dua këtë ngritjë detyre në punë etj.
Shumë nga ne e shpenzojm kohën duke e bindur vetëveten se ëndërrat tona kurrë nuk do bëhen realitet. Mund të ndjehemi se ëndërrat tona nuk kanë rëndësi dhe peshë për asgjë. Por në këtë mënyrë ne jemi duke munguar një gjë shumë të rëndësishme, që të jemi trainer i vetëvetës sonë. Ju mund të I ndryshoni mendimet negative në ato pozitive, të cilat do të dërgojnë në rrugë të drejtë për ta përmisuar jetën personale tuajen.
Herën tjetër nëse ndiheni se jeni duke menduar negativisht dhe duke menduar në menyrë shkatrruese atëhere merr frym thellë dhe thuaj, une e dua vetën time ashtu se si jam. Të menduarit pozitivisht është një fillim i mbarë për ta përmisuar jetën tuaj përsonale. Duke qenë i rrethuar nga një influencë dhe inkurajim mjaftë te mirë. Ju do mësoni të I praktikoni këto zakone të reja çdo ditë.
Mëso të thuash Jo. Për disa nga ne, instikti natyral na drejton që të i ndihmojmë të tjerve. A jeni duke i sakrifikuar nevojat tuaja, në mënyrë që të ndihmoni njerëz tjerë? A jeni duke shpenzuar mjaftë kohë që ta “përkdheleni” vetën tuaj? Nëse e tregoni vetën tuaj shumë të dobët, atëhere kjo dobësi do të ju dërgoj deri tëk netë pa gjumë, do ndiheni të depresionuar. Qëndro larg situatave të cilat mund të ua humbasin kontrollin.
Për disa njerëz është shumë e lehtë që të fokusohen në negativitet, e cila shkakton depresion të vazhdueshem. Nëse jeni një nga këta njerëz dhe flisni vetëm për dobësit tuaja, ju duhet të ndaloni tani. Çfarë jeni duke bërë, vetëm se jeni duke i larguar mundësitë të cilat mund të ju ofrohen. Ndalo së fokusuari në vetën tuaj dhe ta kritikoni vetën tuaja sa më shumë, dhe harro gabimet e mëhershme dhe koncentrohu në të ardhmen tuaj. Ne të gjithë bëjmë zgjedhje të gabuara në jetë, kjo është pjesë e jetës. Mëso nga gabimet tuaja dhe vazhdo përpara me jetën.Trajto çdo eksperiencë si një pikë mësimi.
Image may be NSFW. Clik here to view.Diagnostifikimet të cilat kanë të bëjnë me kompjuterin tuaj ndihmojnë mjaftë mirë për të identifikuar problemet kur kompjuteri tregon se ka problem. Diagnostifikimi përdoret që të testoj sistemin e kompjuterit, i cili përfshinë BIOS-in dhe memorjen, programet, madje edhe pjesët hardwerike të cilat janë të kyqura në kompjuter.
Problemet më të shpeshta shfaqen kur kompjuteri është shumë posht sa i përket burimeve, siq mund të jetë hapsirë shumë e vogel e RAM-it, ose hapsirë shumë e vogël në disk. Këto kushte janë shumë të shpeshta dhe si rezultat bëjnë që kompjuteri juaj të punoj shumë ngadale. Kjo mund të rregullohet shum lehtë, e gjitha se çfarë ju duhet të bëni është ta defragoni hard drive-n dhe të i largoni disa programe dhe fajlle qe nuk ju duhen apo që nuk i përdoreni më.
Pothuajse të gjitha programet të cilat diagnostifikojn kompjuteret mund të gjenden dhe të i rregullojn problemet të cilat jeni duke i hasur në kompjuterin tuaj. Zakonisht fillon me një ekzaminim të BIOS-it dhe vazhdo më tutje. Programi më të cilin e diagnistifikoni kompjuterin tuaj mund të përcaktoj shum nga BIOS-i.
Pa marr parasysh se çfarë bëni, ju nuk duhet kurrë që të bëni modifikime në BIOS, pasi qe mund të ndikoj dhe shkaktoj problemw majftë serioze. Nëse dëshironi që të modifikoni diq në BIOS-in tuaj, ju gjithmonë duhet të rezervoni një kopje të sistemit aktual, nëse diqka shkon keq.
Pa marr parasysh se çfarë programi për diagnostifikim jeni duke përdorur, do keni akces në shumë karakteristika të ofruara nga programi, në mënyrë që ta dignostifikoni kompjuterin tuaj. Në ditet e sotme, janë dy programe shumë të popollarizuara Norton Systemworks dhe PC Doctor. Që të dyja programet ofrojnë një diagnostifikim të plotë të programeve, janë shumë të mira pasi që mundësojn diagnostifikimin pothuajse të çdo programi që është i lidhur me kompjuterin tuaj.
Pasi të lansoni programin, ju do të keni mundësin që të zgjidhni opsionet se çfarë do të dëshironi të diagnostifikoni, keni mundësin që ta testoni që të gjithë sistemin njëherësh, i cili testim do të skanoj të gjithë kompjuterin tuaj dhe pastaj do të ju shfaqë ndonjë problem të cilin e keni ne kompjuter. Pasi të kryhet skanimi, dhe nëse egzisto ndonjë prolem do ju ofrohet një opcion nëse dëshironi ta rregulloni problemin, dhe normalisht ju duhet që ta rregulloni atë problem përmës atij opsioni.
A e keni pasur ndonjëherë atë ndjenjen se diqka do të ndodhë papritmas, diqka pozitive ne jetën tuaj, diqka që do ju tërhjek tutje! Kur ndjheni të fuqishem për diqka ajo quhet Intuitë. Intuita përndryshe vije nga tri impresionime: syri i tretë, të kuptuarit kthjellët dhe të dëgjuarit kthjellët.
Thonë se jo shumë njerëz janë të bekuar me intuitë, mirpo studimet kanë treguar se secili individ mund ta zhvilloj intuitën. Ju mund të pyetin pse duhet ta zhvillojmë intuitën? Zhvillimi i intuites sjellë komunikim më të mirë. Të bënë më sensitiv nga njerëzit që ju rrethoheni, zakonisht të ndihmonë që të mos i lëndosh personat që i do, sepse intuita juaj ua mundëson ti kuptoni ata. Intuita do ju mundësoj që të bëhni më kreativ se kurrë dhe do ju mundësoj që ta kuroni vetëveten tuaj. Intuita ka fuqi shëruese, kjo nuk do të thotë fuqi shëruse në kuptimin fizik, por ndihmon që të kyqeni në thellësi të shpirtit tuaj dhe të i largoni disa energji negative të groposura aty.
Ja disa këshilla të cilat mundë të ju ndihmojnë në zhvillimin e intuites suaj:
Hipnoza – Duke i bërë vetë suaj hipnoz ju do ndjeheni më mirë dhe do ndihmojë patjetër në forcimin dhe zhvillimin e intuites suaj.
Meditimi – do të thotë të gjeshë paqen në vetën tuaj. Nëse mendja dhe zemra juaj janë të mbushura me gjera që ju preukopojn, ju nuk do të keni mundësi të i largoni ato përderisa nuk meditoni, dhe pas kësaj do keni mundësi ta zhvilloni intuiten tuaj më mirë. Ka shumë mënyra të meditimit, mirpo ja disa më të popullarizuarat: bëj joga, ose duke marrë frymë thellë etj.
Mendo pozitivisht – te menduarit pozitivisht ndihmonë që ta zhvilloni intuiten tuaj duke marrë energji mjaftë pozitive, e
Lere te shkoj – Nëse jeni duke dileme për të marr një vendim të rëndësishem, leri të shkoj të gjitha dilemat dhe gjej një vend të qëtë i cili do ju ndihmojë të mendoni më qartë. Ndonjëherë ju duhet vetëm ta degjoni zërni i cili pëshpërit tek ju, dhe ai zë nuk do të vije nëse ju nuk e leni që të shkoj.cila energji do të ju ndihmojë në mënyrë drastike të i njihëni emocionet dhe ngjarjet.
Beso në pershtypjen e parë – Nëse e takoni ndonjë person për herë të parë dhe mendoni se ai është paksa arrogant për shijen tuaj, shancat janë që përshtypjet mund të përmbajnë të verteten. Në shumicen e rasteve pershtypjet e para vijne nga intuita.
Ji i/e lumtur – E shikoni? E gjitha se çfarë ju duhet të bëni që të keni një intuitë të zhvilluar është që të jeni i/e lumtur. Lumturia tërheq fuqi shumë të mëdha dhe njëra ndër to është intuita.
Intuita ndihmonë shumë, sepse ndonjëherë të mundëson të arrish disa gjëra që në ndryshe nuk do të mund të arriheshin.
Përderisa zemra juaj është thyer është shumë e vështirë që të dashuroni perseri. Disa persona kurrë nuk vazhdojnë jetën edhe pasi të kenë dashuruar një herë, dhe kjo është jo e mirë, pasi që të dasurosh përseri është e mundshme. Ju mund të mësoni perseri të dashuroni dikë tjeter, edhe nëse jeni të depresionuar pas një lidhje që nuk funksionoj apo nëse keni humbur të dashurin/en. Ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë që të dashuroni perseri:
Para se të jeni i/e gatshme të dashuroni perseri, ju duhet ta sheroni vetën tuaj nga dhimbjet e dashuris së më hershme. Qoftë nëse e keni humbur dashurin tuaj nga një lidhje e deshtuar apo nga vdekja e personit të dashur,dashuria e juaj e humbur ka lënë plagë të mëdha emocionale.
Njih nevojen për të dashuruar perseri. Të dashurosh dhe të duash të tjerët është njëra nga nevojat më themelore të njerzimit. Pa dashuri, jeta është e pa kuptimt. Është e kuptueshme qe ju duhet kohë që të sheroheni nga dashuria juaj e humbur, por nëse vendoseni që ta mbylleni zemren per nje dashuri të re kjo do ua bëjë jeten tuaj të duket bosh.
Vendos që të dashurosh përseri ia vlenë që të “rrezikosh”. Përderisa jeni ende ne fazen e sherimit nga ish dashuria juaj, zemra juaj mund të ndjejë thyeshmeri që të “rrezikoni” së dashuruari perseri. Gjithësesei, posa të jeni sheruar dhe jeni me të shendetshem emocional, ju do të ecni para dhe do të jeni të gatshem që ta hapni zemren tuaj perseri.
Duaje vetën tënde. Sa më shumë që e doni veten tuaj, ju do keni mundësi me të mira që ta tërheqeni një person i cili është emocionalisht i shendosh. Nëse shkoni dhe kërkoni dikë që t’ua plotësoj vrimen në zemren tënde, atëhere ju do të gjeni dikë i cili do ta përfitoj nga kjo për një kohë jo shumë të gjatë dhe perseri do të jeni zemer thyer. Por gjithësesi, nese jeni nga ata persona që jepni dashuri të madhe me siguri do të gjeni një person si vetja juaj.
Mendo se çfarë do të dëshironit nga dashuria juaj e re, vendos disa standarde ose rregulla se çfarë jeni duke kërkuar që të keni nga lidhja juaj e re. Lejo dashurin që të vije tek ti, mos kërko që ta gjeni të “duhurin/en” në vende ku nuk janë të përshtatshme për ju. Por përfshihu në aktivitete të ndryshme të cilat ju bëjnë të ndjeheni juve mire dhe këto aktivitet dhe dalje në ato vend do ju sjellin persona të njejet si ju. Bëjë hapa të ngadalshëm drejt lidhjes suaj të re, dhe asnjëherë mos provo që ta zëvëndesosh lidhjen tuaj të kaluar me atë të tanishmen, por lejo që lidhja juaj e re që të rritet dhe të lulëzoj në mënyren e vetë.
Image may be NSFW. Clik here to view.Fjalët janë të rëndësishme dhe askush nuk ka arritur ta përcaktojë nëse janë më të rëndësishme sesa veprat, por pa komunikim nuk mund të dilni nga kriza në të cilën jeni përfshirë. Por, a e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza?
Puthjet e vjedhura
Dikush ka thënë se puthja është hapësira boshe midis fjalëve “të dua”, dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Nëse dini të rigjeni intimitetin dhe kënaqësinë fizike me partnerin tuaj, duhet të putheni sa më shumë dhe sa më shpesh. Ato do t’ju ndihmojnë për t’u ndjerë të përfshirë nga pasioni dhe do bëjnë të mundur që t’ju rritet dëshira për të qëndruar pranë partnerit tuaj.
Vite të mbushura me kujtime
Mbase do ju duket pak e çuditshme por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri. Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.
Dedikime të shumta
Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës. Mos nguroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.
Befasojeni
Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse një prej këtyre dhjetë rregullave, është që ta befasoni partnerin tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën. Provojeni!
Vraponi
Nëse e ndjeni të nevojshme për të humbur disa kile, atëherë vraponi sa të keni mundësi. Por, jo vetëm. Bindeni dhe merrni edhe partnerin tuaj dhe do ta shikoni se një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kaluar më shumë kohë së bashku. Edhe kërcimi është një ide shumë e mirë për t’u afruar me partnerin tuaj.
Projektoni të ardhmen
A e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza? Projektimi i të ardhmes së bashku! Nëse në të tashmen gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë hidhuni në të ardhmen dhe diskutoni për një kohë më të vonë, në të cilën do të keni dalë nga kjo krizë dhe situata do të jetë shumë ndryshe.
Është me ju gjatë gjithë kohës
Në kohët ku teknologjia po zhvillohet me hapa të mëdhenj është mirë që të jeni dinamikë dhe mbi të gjitha sa më shumë krijues. Ngacmojeni partnerin tuaj gjatë gjithë ditës me “sms” nga më të ndryshmet, duke i bërë të kuptojë që ju mendoni për të edhe kur nuk jeni bashkë.
Fantazitë tuaja
Ndani fantazitë që keni me partnerin dhe do të shikoni që situata juaj do të shkojë drejt përmirësimit. Mos i mbani vetëm për vete, sepse një gjë e tillë do t’ju shkaktonte mbylljen në vetvete dhe do ju largonte nga njëri-tjetri.
Falje, falje, falje…
Zënkat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e helmojnë marrëdhënien në çift. Të kërkuarit falje nuk është dobësi, por sqarim për keqkuptime të shumta të cilat mund t’ju çonin edhe në ndarje. Kërkoni falje sa herë kuptoni që e keni lënduar, ndoshta dhe pa dashje, partnerin tuaj.
Fjalët që kurrë nuk t’i ka thënë
Kjo nuk do të thotë që të flisni pa pushim por që të gjeni mënyrën e duhur për të ndarë me partnerin ato gjëra që ju shqetësojnë dhe pse jo duke ia thënë nën zë, gjë që e bën më tërheqëse mënyrën e të treguarit.
Image may be NSFW. Clik here to view.Çdo femër ka dëshirë të ketë fustane të qepura në mënyrë të përsosur. Për këtë sezon trendi i fustaneve sipas masës vjen në versione të ndryshme që i ofrojnë linjën e përsosur secilës siluetë.
Për krijimin e përshtypjes pozitive janë të rëndësishëm shumë faktorë, por njëri nga ta gjithsesi është stili i veshjes. Ajo që e keni të veshur dërgon porosi të rëndësishme për ju, andaj përpiquni rreth zgjedhjes e veshjes që në takimin e parë me disenjatorin.
Bëhuni gati për sezonin me plot llojllojshmëri mode!
1. Ijët dhe kërdhokullat – mënyra më e rëndomtë për balancim është të zgjidhni fustanin i cili nuk është i ngushtë, por që lehtë rrëshqet nëpër pjesën e poshtme të trupit. Aq më mirë nëse ka dekolte të madhe apo krah të zbuluar, andaj në atë mënyrë tërheq vëmendjen në to.
2. Duart e holla, të lëshuara apo të trasha – natyrisht që ka zgjedhje më të mirë të fustaneve me mëngë të gjata. Gjë e mirë është që të zgjidhen fustane me mëngë të pazakonshme. Ngjashëm mund të arrini sukses nëse në fustan pa mëngë shtoni shallin apo “bolero”.
3. Nëse jeni trupshkurtër, zgjedhje e mirë për ju janë fustanet elegante pa rrudha të tepërta apo pa disa elemente “të bukura”. Fustani njëngjyrësh do të theksojë figurën tënde. Vendosni për fustane të kadifenjtë dhe fustane me materiale të buta.
4. Nëse duhet të vishni numra të mëdhenj, zgjidhni fustan të thjeshtë, aq më parë me ngjyrë më të errët. Fustani ngjyrë të zezë është zgjedhja më e mirë, femrat që veshin fustane të këtilla duken më të dobëta. Krahas kësaj, nëse fustani nuk është i shkurtër, do t’ju tregojë më të gjatë dhe do të dukeni super.
5. Nëse i keni problem këmbët, mund të dukeni bukur edhe nëse nuk i vini në pah ato. Në vend që të vendosni të vishni pantallona, vishni fustan të gjatë. Nëse fustani është nga materiali i mirë, do të dukeni shumë elegante.
6. Për ato femra që kanë krahë të gjerë, zgjedhja më e mirë janë fustanet pa supore. Nuk duhet të zgjidhni fustanin i cili do t’ju mbulojë, por atë i cili do t’i theksojë disa pjesë të tjera, apo fustani i cili në vete ka ndonjë detaj të theksuar. Natyrisht, shmangni mëngët me rrudha dhe suporet.
7. Nëse nuk keni bel, problemi do të zgjidhet nëse zgjidhni fustanin i cili është i prerë më ulët apo më lart nga beli. Aq më parë nëse është në dy nuanca apo i kombinuar me dy materiale.
8. Nëse keni gjoks të madh, zgjidhni fustanin i cili lidhet përreth qafës, sipas mundësisë me pjesën e rrudhur të sipërme. Nëse fustani ka fund të gjerë, do ta balanconi në tërësi gjoksin. Zgjidhni materialet të cilat rrëshqasin lehtë, por që nuk ngjiten për trupi. Gjithashtu, shmanguni qaforet. Dhe, natyrisht, shmanguni çfarëdo stolie apo aksesori në pjesën e sipërme të fustanit.
9. Nëse keni gjoks të vogël – shumica e fustaneve solemne më mirë u rrinë femrave me gjoks të vogël, kështu që ato pikërisht nuk kanë kurrfarë problemesh me rastin e zgjedhjes së fustaneve. Mirëpo, nëse dëshironi që në mënyrë optike ta zmadhoni gjoksin, zgjidhni fustanin i cili në atë pjesë ka vëllim të ngjashëm me timonin, të stolive e ngjashëm.
10. Nëse jeni tepër e dobët dhe nuk keni forma femërore, ato do t’i arrini me ngjyra vezulluese dhe me mostra ngjyrë të errëta. Detajet ekstra janë mëngët me rrudha, fundi i gjerë etj. Shmanguni materialeve të cilat ngjiten për trupi, si edhe fustaneve të cilat zbulojnë më tepër seç duhet.
Image may be NSFW. Clik here to view.Ato janë kaq të dashura për ne. I bëjmë çdo ditë, në ambiente të ndryshme, në kafene, e sidomos në punë. Po pse natyra njerëzore është kaq e lidhur pas thashethemeve, dhe cila është e keqja e tij më e madhe?
Thashethemet duket se janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. “Psst cilat janë të rejat e fundit?” Të gjithë i kemi bërë ato, kemi dëgjuar me vëmendje ose kemi thënë diçka për të cilën nuk na takon, kur bëhet fjalë për çështje personale tjetrit. Jemi të etur të dëgjojmë dhe po ashtu të flasim, si një ushqim i përditshëm shpirtëror, ku kafeja e mëngjesit në punë nuk do na jepte efekt nëse nuk do ta merrnim dozën e thashethemeve. Edhe pse mund të kemi ndjerë një brejtje të lehtë të ndërgjegjes, kemi vazhduar gjithsesi.
E vërteta është se 80 përqind e bisedave tona të përditshme janë shumë personale, dhe aty ka më shumë thashetheme se në çdo diskutim tjetër. Një nga arsyet se pse njerëzimi është kaq i dhënë pas thashethemeve është se në vetvete “ai është argëtues në mënyrën më të parezistueshme”- është shprehur Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në universitetin Knox. Kur bëjmë thashetheme një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë një hormon që të nxit entuziazmin.
Pse bëjmë thashetheme
Pyetja që lind është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato? Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin. Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here. Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë. “Jemi gjithnjë në kërkim të informacionit, duam të hetojmë për të parë se çfarë misteri fshihet,” shkruan një nga profesorët e universitetit Alfred, në New York. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.
Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë. “Ne jemi padiskutim trashëgimtarët e një tufe njerëzish që fusin hundët,”- thotë Dr. McAndrew. Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të merreshim me thashetheme për të mbijetuar ashtu sikurse dhe paraardhësit tanë, por na ndihmon se kujt duhet t’i besojmë dhe se kujt jo.
Nga ana tjetër, ne na pëlqen të bëjmë thashetheme për t’i lënë të tjerëve të kuptojmë se cilët jemi ne. Ju pëlqen të flisni për pabesnikërinë e fqinjës suaj në lidhje me bashkëshortin e saj. Duke shprehur mendimin tuaj ju keni dhënë edhe fakte se çfarë karakteri apo morali keni vetë. Kështu ju zbuloni se duke bërë thashetheme personi përballë jush ka të njëjtin mendim me ju ose jo. Duke u marrë me imtësirat dhe detajet e bisedave, ajo që nënvizoni është “Ne jemi më të mirë se ata”. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vlerat tuaja. Një mbivlerësim që i bëni vetes në mënyrë publike.
Efektet pozitive
Përveç kësaj, për të çliruar substanca kimike të trurit, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, siç është dopamina, kjo lloj mënyre për të biseduar gjithashtu rrit nivelin e progesteronit, një hormon që prodhon ankth dhe stres sipas studimeve të universitetit të Michigan. Mirëqenia jonë merr një tjetër shtytje nga fakti se thashethemet na mbajnë gjithmonë të lidhur. “Ti qesh, qan,…. mban lidhje me të tjerët,”- sipas Dr. Fisher. “Ju mund ta forconi kështu lidhjen tuaj mes jush dhe personit që po diskutoni”.
Por mbi të gjitha nëse merreni me thashetheme në vendin e punës mund t’ju krijojë edhe lehtësira. Informohesh për kolegun tënd, di të mirat dhe të këqijat e tij, mëson se si të mbrohesh nga shefi apo të dëgjosh historitë e shoqes tënde më të mirë. Në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me thashetheme, por është e rëndësishme të dish se kush janë miqtë dhe armiqtë e tu. Kështu mund të mbrohesh dhe të sulmosh në rastin e parë që të jepet. Pra mos qëndroni shumë indiferent duke iu shmangur thashethemet, sepse kështu vetëm të tjerët do të merren me ty ndërsa ti do jesh subjekt i përhershëm diskutimi.
Një studim kryer në vitin 2011 zbuloi në një periudhë 12 mujore se rreth 74 për qind e punonjësve nëpër zyra merren me thashetheme. Çdo ditë ata e nisin ditën e tyre të punës me fjalët e para që kanë dëgjuar duke dashur që të jenë shpërndarësit e lajmit.
E keqja, rrezikon reputacionin
Mos u çudisni: thashethemet mund të lëndojë, sidomos kur është i natyrës malinje, e kur nuk ka asnjë qëllim vetëm për të parë tjetrin poshtë. Jo vetëm që është përjashtues por në mënyrë të veçantë ajo që thua me zë të lartë në publik mund të dëmtojë rëndë reputacionin e çdokujt. Këto tashmë ndodhin edhe në faqe të ndryshme publike si Facebook, Twitter apo YouTube, që kohët e fundit po ndodh në masë të gjerë duke përfshirë mosha dhe persona të ndryshëm.
Duhet të kesh një informacion të bollshëm i cili duhet të mjaftojë për të bërë thashetheme. Dhe kjo ndodh sepse ne jemi bërë vartës të teknologjisë, të përdorimeve të websiteve, duke shpenzuar orë të tëra për të thashethemnuar edhe për miqtë tanë më të ngushtë. Nuk po arrijmë të përdorim anët pozitive të teknologjisë, pasi i vetmi qëllim për të cilin e përdorim është dëshira për të dëgjuar sa më shumë për të tjerët, qoftë negativisht apo dhe pozitivisht gjë që ndodh më rrallë.
Po cila është zgjidhja?
Të censurosh veten ose të dish ta bësh në rrethana të caktuara. Kur jeni në dyshim për diçka është më mirë të mos shpreheni fare. Mund të thuash diçka më vonë nëse të pëlqen të shprehesh, por nuk mund ta tërheqësh mbrapsht nëse sekretin e kanë marrë vesh të gjithë. Thjesht sepse di diçka vërtet interesante nuk është e thënë që duhet ta shpërndash atë. Mat minuset dhe pluset para se të thuash diçka, është e rëndësishme t’i vendosësh gjërat në peshore para se të bëhesh shpërndarëse e lajmit. Pyet veten nëse kjo që do them do të lëndojë ndonjë apo është thjesht argëtuese?
Image may be NSFW. Clik here to view.Lexoni këshillat e mëposhtme për llojin e lëkurës suaj për një mirëmbajtje adekuate.
Nëse keni lëkurë normale…
Lëkura e juaj nuk është shumë e yndyrshme apo shume e thatë, dhe rrallë herë keni akne apo skuqje të lëkurës. Poret e juaja janë të vogla (praktikisht të padukshme), dhe ndonjëherë vëreni ndonjë të metë të lëkurës në ditët e veçanta.
Kujdesi më i mirë
• Pastroni dhe hidratoni çdo ditë me produkte të buta. Merrni ato me antioksidante të cilat i luftojnë radikalet e lira dhe mposhtin shenjat e plakjes.
• Gjithashtu mos i leni anash retinoided apo vitamin C, përdorni këto disa herë në javë për ta rritur sasinë e kolagjenit.
• Dhe në fund mos e harroni hidratuesin – një hidratues me faktor (SPF) kundër diellit për ditën, dhe një për mbrëmje pa faktor mbrojtës.
Nëse keni lëkurë të thatë…
Keni vazhdimisht problem me copëza të imta që iu bien nga lëkura si dhe skuqje bashkë me kruarje. Shtresa e sipërme e lëkurës suaj nuk ka aftësi për ti mbajtur vajrat natyral dhe ujin në sasinë e duhur.
Kujdesi më i mirë
• Për ta shuar nevojën e lagështisë dhe për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme, përdorni pastrues dhe kremra me përbërës zbutës si acid hyaloronik.
• Sapunët për pastrim nuk preferohen për shkak se largojnë yndyrat nga lëkura.
• Nëse iu bien flluska të lëkurës, përdorni vaj për fytyrë nën hidratues i cili do ta lëmojë lëkurën tuaj.
Nëse keni lëkurë të yndyrshme…
Pas pastrimit të fytyrës, fytyra juaj shkëlqen. Mund të keni pika të zeza apo pjesërisht akne dhe poret e juaja janë mesatarisht në të zgjeruara.
Kujdesi më i mirë
• Ndihmoni poret e juaja të jenë të hapura duke i larguar qelizat e vdekura me produkte që përmbajnë acid salicilik apo acid alfa hidroksilik.
• Përkundër mendimit që një lëkurë e yndyrshme nuk ka nevoje për hidratues, lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratim. Nëse lëkura juaj behët e dehidratuar atëherë gjëndra dhjamore që prodhon yndyrë, do të vihet në funksion.
• Përdorni losione dhe kremra kundër diellit që nuk përmbajnë vajra (oil-free), të cilat nuk do ta përkeqësojnë gjendjen tuaj.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme…
Pothuajse çdo produkt i ri veçanërisht ato të cilat përmbajnë aromë apo prezervativ ngjallin një reagim – zakonisht në formë të skuqjes apo të therjes.
Kujdesi më i mirë
• Përdorimi ditor i produkteve të buta është primare.
• Shmanguni çfarë do produkti që ka aromë shtesë sepse mund t’ju irritojë lëkurën.
• Qetësoni kruarjen dhe skuqjen me produkte që përmbajnë përbërës anti-inflamator si çaji i gjelbër.
• Mos i largoni kremrat kundër diellit, vetëm zgjidhni ato që përmbajnë oksid zinku dhe mexoril.
Nëse keni lëkurë madhore…
Kur filloni të hyni në menopauzë, sasia e estrogjenit fillon të zvogëlohet, dhe vëreni një ngadalësim në prodhimin e yndyrës dhe qelizave të reja. Si rezultat lëkurës i bie elasticiteti dhe duket e lodhur. Poashtu vijat e holla, njollat kafe dhe sipërfaqet e vrazhda të dëmtuara nga dielli (si pasojë e moskujdesjes në rini) fillojnë të manifestohen.
Kujdesi më i mirë
• Ktheni shkëlqimin rinor me produkte që përmbajnë antioksidantë dhe retinoide. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë plakjen e lëkurës, ndërsa retinoided rrisin sasinë e kolagjenit.
• Për shkak se lëkura juaj është e ngadalshme për ti larguar qelizat e vdekura, ju sugjerojmë të përdorni ‘peeling’ një herë në javë.
Image may be NSFW. Clik here to view.Nëse mendoni se jeni të pafuqishëm në luftën kundër stresit, do të mashtroheni. Ekzistojnë metoda të cilat janë dëshmuar që e zvogëlojnë stresin dhe e përmirësojnë shëndetin, ndërkaq i kontribuojnë edhe humorit të mirë në përgjithësi. Ju mbetet juve që t’i provoni.
Është më se e sigurt që keni informacion për faktin që stresi është shkaktar i shumë problemeve në jetë. Sasia e stresit kushtëzon mënyrën se si sillen njerëzit dhe si veprojnë në jetë, mirëpo kushtëzon edhe zhvillimin e mundshëm të sëmundjeve të ndryshme.
Gjithnjë e më shumë studime konfirmojnë që pikërisht stresi i grumbulluar në organizëm është shkaktar i sëmundjeve të lehta siç janë ftohja dhe gripi, mirëpo edhe sëmundje të rënda, si p.sh. karcinoma të ndryshme. Këto fakte të njohura janë arsye e mjaftueshme që me stresin të merremi më seriozisht.
Po ju sjellin shtatë mënyra, me ndihmën e të cilave është dëshmuar që do të minimizoni ndikimin e stresit në shëndetin tuaj, por edhe në përgjithësi në jetën tuaj.
Aromaterapia
Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Vaji i livandës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit.
Nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet e tij.
Akupunktura
Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit “qi” përbëhet nga “yin” dhe “yang”, rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse “yin” apo “yang” janë më dominuese, atëherë “qi” ka probleme dhe si pasojë vijnë sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të “qi”-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore.
Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks.
Refleksologjia
Kjo teknikë përdor manipulimin e pikave të presionit trupor, zakonisht këmbët, por edhe duart e veshët, për t‘u dhënë impulse pjesëve të tjera të trupit. Sipas refleksologëve, në trup ka mbetje kripërash dhe kristalesh të tjera, apo edhe acidesh të cilat përqendrohen rreth fundit të nervave në këmbë, ndaj ato ndihen shpesh të rënduara. Sipas një sondazhi në Danimarkë, të publikuar në vitin 1999, refleksologjia doli se kishte kuruar rreth 80% të personave me migrenë, të cilët e kishin aplikuar.
Masazhi me gurë të nxehtë
Është vendosja e gurëve të nxehtë dhe të ftohtë në disa pjesë të trupit. Gjatë terapisë së gurëve të nxehtë, gurët vihen zakonisht mbi shpinë dhe ngrohen në ujë. Ndërsa gurët e mermertë, të ftohtë, përdoren menjëherë pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe në pëllëmbën e duarve dhe të këmbëve. Kjo terapi përdoret për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjithë sistemeve të trupit të njeriu, atë të gjakut dhe atë limfatik.
Notimi
Notimi pretendon që të reduktojë presionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe të përmirësojë fuqitë krijuese.
Por, edhe pesë minuta nën dush është e mjaftueshme që ta lironi stresin e grumbulluar.
Uji nga dushi relakson muskujt, nyejt dhe shpinën, ndërsa uji i ngrohtë ndikon në krijimin e hormonit të lumturisë i cili ju nxit disponimin.
Reiki
Është një fjalë që vjen nga japonishtja, e cila nënkupton “energjinë universale të jetës”. Praktikuesit e reikit “i shërojnë” pacientët e tyre përmes transferimit të energjisë me anë të pëllëmbëve të duarve. Zakonisht praktikanti nuk e prek pacientin, por i mban duart e tij në afërsi të trupit, duke bërë lëvizje të ndryshme rreth tij.
Meditimi
Qëllimi është qetësimi i mendjes dhe arritja e paqes së brendshme. Në meditimin transshendental, qëllimi është shndërrimi i procesit të të menduarit në një proces të qetë, në një gjendje ideale paqeje e përqendrimi të plotë. Për këtë rekomandohen 20 minuta meditim çdo ditë, për të reduktuar stresin dhe ankthin. Njerëzit mund të arrijnë një gjendje meditative vetë, duke u fokusuar në dritaren e autobusit, ose në një pikë në mur, apo edhe thjesht duke ecur. Meditimi mund të vetëmësohet, por edhe të instruktohet. /
Pyetja se çfarë kriteresh estetike duhet të kemi për t’u futur në grupin e njerëzve të bukur përballet shpesh me debatin se eleganca është një nga kriteret që bën një femër më me sharmë sesa një tjetër.
Nëse jeni gati të jeni një femër elegante dhe klas, ndiqni këto këshilla!
Rritja vizuale e syve
A e keni ditur se Madonna përdor maskarë qerpikësh me ngjyrë gështenje dhe jo të zezë? Ngjyra e gështenjës është ideale për femrat të cilat kanë sy të çelë, sepse në njërën anë është mjaft e errët saqë mund ta zëvendësojë ngjyrën e zezë, ndërsa nga ana tjetër është mjaft e ndritshme për t’u kombinuar me sytë e gjelbër ose të kaltër. Veç kësaj maskara ngjyrë gështenje vë në dukje edhe të bardhat e syve.
Buzë të plota dhe të lëngshme
Është shumë me rëndësi që kur një femër e bukur fotografohet, ajo duhet t’i ketë buzët e lëngshme. Për këtë arsye, ajo duhet të mbajë me vete piling-hidratues për trup me shtojcë të kripës së detit. Ky krem vihet në buzë me lëvizje rrethore. Kripa e detit do t’i largojë qelizat e vdekura, ndërsa baza vajore e kremit do ta bëjë lëkurën e buzëve të lagësht në mënyrë të përsosur.
Hija e cila zgjat më gjatë
Në rastet e evenimenteve të mëdha secili makijazher llogarit që makijazhi të qëndrojë sa më gjatë dhe ta ketë efektin e vet.
Truku: Në fillim vendosni hije-krem dhe pritni të kalojnë disa sekonda, pastaj mbi të vendosni hije-pluhur të të njëjtës ngjyrë.
Për vëllim shtesë të flokëve
Provoni stilet të cilat i përdorin stilistët e njohur. Bëni një vijë ndarëse, pastaj ndani flokët në tufa përgjatë vijës. Rrënjën e secilës tufë spërkateni me spërkatës për flokë duke e mbajtur lartë mbi kokë. Për fund, secilën tufë forcojeni në rrënjë me kapëse të zakonshme flokësh dhe mbajeni 3-5 minuta derisa të thahet. Në këtë mënyrë do t’u siguroni flokëve tuaja vëllim të madh, i cili do të qëndrojë me orë të tëra.
Kamuflimi i përsosur i akneve
Edhe për këtë problem ekziston zgjidhje e thjeshtë: Në vend se të përdorni pudër të lëngshme dhe korrektues, vendosni në fytyrë preparat për vetë-errësim me shkëlqyes ngjyrë ari. Në rastet kur në fytyrë paraqiten puçrra të mëdha, nëse vendosni makijazh- vetëm sa do t’i ekspozoni edhe më shumë ato dhe nuk do t’i fshihni. Nga ana tjetër preparati për vetë-errësim me shkëlqyes të lehtë e reflekton dritën në lëkurë duke bërë që aknet dhe yndyra në lëkurë të bëhen më pak të vërejtur.
Vetulla natyrale
Më së miri është që lapsi të jetë ngjyrë hiri, e cila i përshtatet kujtdo, dhe të cilën mund ta vendosni me disa lëvizje të shkurta dhe të forta. Përveç kësaj për rregullimin e vetullave (kuptohet) rekomandohet edhe pinca!
Flokë të buta, por të plota
Nëse dëshironi t’i zbutni flokët tuaj dhe nuk dëshironi që ato ta humbin plotësinë e tyre, shfrytëzojeni ‘dredhinë’: preparatin për zbutje vendoseni në distancë prej 3-4 cm larg rrënjës së flokëve dhe në këtë mënyrë do të shmangni mundësinë që flokët tuaj të duken “të rrafshëta sikur dërrasë”.
Vetulla të përsosura
Kur jeni duke u përgatitur për ndonjë eveniment të veçantë, përdoreni fshehtësinë mjaft të suksesshme: Pasi të keni përfunduar zbukurimin e syve, përdorni laps me pigment të hollë vezullues. Pas formësimit të vetullave, përdorni laps me ngjyrë shampanje, me anë të të cilës do të vizatoni një vijë përgjatë skajit të poshtëm të vetullave dhe pastaj vazhdojeni linjën në drejtim të kapakëve të syrit. Ky veprim do ta shtojë edhe më shumë bukurinë e vetullave tuaja të formësuara në mënyrë të përsosur.
Buzët e rritura
Buzët tuaja do të duken më të plota nëse i lyeni me vezullues të ndritshëm. Kjo nuk është e tëra, vendosni pak vezullues edhe mbi linjat e buzës së sipërme. Ndriçimi në këtë mënyrë do të japë reflektim dhe vizuelisht do t’i zmadhojë buzët tuaja në mënyrë shumë subtile.
Ten pa të meta
A duket fytyra juaj jo-natyrale kur vendosni pudër të lëngshme? Nëse kjo ju ndodh juve, atëherë u rekomandojmë të përdorni krem të tonuar në vend të pudrës. Në këtë mënyrë ngjyra e tenit tuaj do të duket uniforme sepse kremi do të mbulojë skuqjet eventuale në fytyrë duke siguruar pamje të përsosur natyrale (fytyra juaj nuk do të duket si maskë!). Si të veproni: kremin vendoseni në mënyrë që të bëni masazh të fytyrës me lëvizje rrethore. Nxehtësia e gishtave tuaj do të bëjë që kremi të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e fytyrës.
Efekti i lumturisë
Vizatojeni shkronjën “V” në skajin e brendshëm të syrit me ndihmën e vizatuesit të syve me pigment vezullues me ngjyrë të bardhë. Kështu sytë tuaj do të duken më të ndritshëm, ndërsa ju do të dukeni e lumtur.
Këmbë seksi
Nëse dëshironi ta mahnitni të dashurin tuaj, lyeni të gjithë trupin me losion vezullues, duke u kushtuar rëndësi të veçantë gjunjëve dhe këmbëve nëngjunjë. Kështu do t’i vini në pah konturat e këmbëve tuaja duke larguar vëmendjen nga “të metat” eventuale- që është një formë e magjisë dhe gjendjes në çdo situatë.